ISHTI heq përgjegjësinë për ngjarjen në Velipojë

2017-07-31 1

Inspektoriati Shtetëror Teknik heq nga vetja të gjitha përgjegjësitë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në restorantin ?Il Cavaliero? në Velipojë, ku humbi jetën pronari i tij dhe u plagos i biri me dy persona të tjerë.

Drejtori i Inspektoriatit që kontrollon pajisjet me presion sqaroi që ky subjekt është kontrolluar disa muaj më parë. Por ai zbuloi se inspektorët janë mjaftuar vetëm me deklarimin e pronarëve dhe nuk kanë kontrolluar në ç?gjendje janë bombulat apo çisterna 1 mijë litërshe, që ishte vendosur në bodrumin e restorantit, pa leje dhe jashtë kushteve teknike.

Siç rezulton nga ky pohim, kontrollet e Inspektoratit Shteteror Teknik janë fiktive. Vetë Drejtori thotë se kontrolli në çdo subjekt është i pamundur.

Në Shkurt të 2016-ës, Inspektoriati Shtetëror Teknik paralajmëroi masa të ashpra për të të gjithë shkelësit e rregullave të instalimit të pajisjeve me gaz, nisur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në fshatin Beragozhdë të Pogradecit, ku u plagosën 30 persona.

Një vit e gjysmë më pas, asgjë nuk ka ndryshuar dhe përdorimi jashtë kushteve teknike i pajisjeve që mbajnë gazin e lëngshëm, vazhdon të shkaktojë viktima.

Tv Klan